Sport

Danezi Rasmus Hojlund preferon Manchester United përpara PSG-së... (video)

I ndjekur nga PSG, prioriteti i Rasmus Hojlund do të ishte bashkimi me Manchester United.

28 Korrik 2023, 08:30 Nga DOSJA

Danezi Rasmus Hojlund preferon Manchester United përpara PSG-së...

FRANCE - PSG nuk mund ta bëjë këtë verë. I ndjekur nga klubi kryeqytetas për të forcuar sulmin parizien, danezi Rasmus Hojlund, që luan me Atalantën do të preferonte një destinacion tjetër. 

“Prioriteti i Rasmus Hojlund është t'i bashkohet klubit Mancunian, për të cilin ai ëndërron. Ai është i kënaqur nga interesimi i Paris Saint-Germain, por është i fokusuar qartë në një transferim të mundshëm në skuadrën e Old Trafford”,- zbulon “Foot Mercato” këtë të enjte. 

Në një kohë kur Kylian Mbappé është ende i pasigurt te PSG, vendimmarrësit parizienë nuk janë në gjendje të forcojnë grupin e Luis Enrique, veçanërisht në nivelin sulmues. 

Ashtu si Harry Kane, danezi duket për momentin jo i emocionuar për një ardhje në Ligue 1. PSG duhet të nxitojë në tregun e transferimeve për të shpresuar për një sezon të mirë në skenën evropiane…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll