Bota

Shkuan me pushime në Rodos por s'e dinin çfarë i priste/ Turisti britanik tregon 'MAKTHIN' nga zjarret: Pamë njerëz të tmerruar

Për pushuesin britanik ky nuk ishte gjë tjetër veçse fillimi i një makthi, që siç e përshkruan ai i ngjante një kombinimi midis 'Ferri dhe Titanikut'. 

27 Korrik 2023, 15:22 Nga a.l
Shkuan me pushime në Rodos por s'e dinin çfarë i priste/
Matt Leëis

GREQI- Matt Lewis, një pushues britanik zgjodhi që këtë vit bashkë me gruan dhe fëmijët e tij t'i kalonin pushimet në ishullin grek të Rodos-it, por nuk e dinin që mbase për ta nuk do të kishte më kthim pas. Ishulli u pushtua nga zjarret dhe mijëra njerëz nisën të evakuuoeshin nga emergjencat civile. Për pushuesin britanik ky nuk ishte gjë tjetër veçse fillimi i një makthi, që siç e përshkruan ai i ngjante një kombinimi midis 'Ferri dhe Titanikut'. 

Ai dhe gruaja e tij formuan një mburojë rreth fëmijëve, 4 dhe 8 vjeç, për t'i mbrojtur ata nga flakët e furishme. Ata ishin në mesin e mijëra pushuesve në Rodos që u janë nënshtruar sprovave rraskapitëse duke luftuar për t'u larguar nga ishulli grek.

Një helikopter që luftonte flakët në ishullin Evia u rrëzua të martën, ndërsa Kreta gjithashtu është vënë në gatishmëri për zjarre. Lewis, një ekspert i armëve të vogla, tha se ishte mësuar të punonte në zonat me terren të pasigurt, por tha se situata në Rodos ishte ndryshe dhe ishte e tmerrshme. 

'Me gruan dhe dy fëmijët e mi të vegjël dhe pa asnjë ndihmë tjetër të huaj, padyshim që ishte një grup rrethanash shumë të ndryshme,' tha ai.

Hoteli në të cilin po qëndronte familja ishte caktuar si qendër shpëtimi për pushuesit e tjerë të bllokuar, me rreth 1000 njerëz të sjellë.

'Në atë moment, ne filluam të dëgjojmë histori mjaft të tmerrshme, të grave që ecnin 8 km apo më shumë në vapën e zjarrtë me foshnja të lidhura në gjoks', tha ai për Sky News.

'E kuptuam se kishim ngecur', tha ai. 

Familja fillimisht shpresonte të udhëtonte në aeroport me autobus, por rrugët që të çonin në aeroport ishin të mbyllura. Pas rreth pesë apo gjashtë orësh, familja arriti të marrë një dhomë për natën, por pak çaste më vonë, u ra alarmi i zjarrit dhe ata u larguan në plazh. 

Marrë dhe përshtatur nga Sky News

matt lewis zjarr ne greqi

Sondazh

Poll