Bota

Kurti dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serb: Të neveritshme! Serbia t'i ndalojë menjëherë

Në një postim në Twitter, ai shkruan se Serbia duhet të ndalojë menjëherë përpjekjet e dhunshme për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës. 

27 Korrik 2023, 13:44 Nga a.l
Kurti dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serb:
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar fushatat kërcënuese të nisura ndaj policëve të rinj serbë. Në një postim në Twitter, ai shkruan se Serbia duhet të ndalojë menjëherë përpjekjet e dhunshme për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës. 

“Dënoj kërcënimet e neveritshme ndaj policëve të ri të Policisë së Kosovës,  zyrtarë nga komunitetet joshumicë. Përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani. Të gjithë qytetarët e Republikës sonë kanë të drejtë t’i shërbejnë vendit të tyre pa hakmarrje”, ka shkruar ai në Twitter. 

Kanali serb t.me/ BunkerSrb në aplikacionin telegram kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës. 45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

albin kurti

Sondazh

Poll