Bota

Humb shpresat për të fituar? Putin e pranon: Ukraina ka përparuar në vijën e frontit

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se forcat ukrainase po vazhdonin, siç i quajti sulmet "të pasuksesshme" në disa fronte.

27 Korrik 2023, 15:00 Nga a.l
Humb shpresat për të fituar? Putin e pranon: Ukraina ka përparuar
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pranon se Ukraina ka përparuar në vijën e frontit, duke thënë se operacionet ushtarake ukrainase janë intensifikuar ditët e fundit. Megjithatë, ai pretendon se Ukraina nuk ka pasur sukses në asnjë front.

Analistët ushtarakë perëndimorë kanë thënë se një kundërsulm i rëndësishëm nga trupat ukrainase depërtoi dje pozicionet mbrojtëse ruse në jug, shkruajnë mediat e huaja. 

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se forcat ukrainase po vazhdonin, siç i quajti sulmet "të pasuksesshme" në disa fronte. Ai raportoi se forcat ruse kishin zmbrapsur sulmet rreth fshatit Klishchiivka pranë Bakhmut, dhe në veri të Robotyne në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhzhia. 

vladimir putin

Sondazh

Poll