Bota

Zelenskyy jep lajmin e mirë nga kundërofensiva: Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi mbi 30 raketa ruse

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar ende për këtë çështje dhe verifikimi i pavarur i pretendimeve të Ukrainës është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

27 Korrik 2023, 14:52 Nga a.l
Zelenskyy jep lajmin e mirë nga kundërofensiva: Mbrojtja ajrore e
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaron se më shumë se 30 raketa ruse u rrëzuan gjatë ditës nga sistemi i mbrojtjes ajrore të vendit të tij.

"Të dhënat janë ende duke u finalizuar, por sipas raporteve paraprake, më shumë se 30 raketa u rrëzuan vetëm gjatë sulmit raketor të sotëm -- shumica dërrmuese e atyre të përdorura kundër nesh. Ka pasur disa goditje dhe disa fragmente raketash ranë. Por është shumë e rëndësishme që guximi i këtij sulmi u shkatërrua. Sistemi i mbrojtjes ajrore bëri një punë të shkëlqyer!. Unë jam mirënjohës për çdo person që mbron qiellin e Ukrainës. Dhe ne punojmë çdo ditë për të siguruar që ushtarët tanë të kenë gjithnjë e më shumë mundësi për të mbrojtur Ukrainën, qytetet dhe njerëzit tanë. Sot nuk është përjashtim", tha Zelenskyy gjatë një fjalimi në mbrëmje.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha më parë në një deklaratë në Facebook se mbrojtja ajrore e vendit shkatërroi 36 raketa të lëshuara nga Rusia në dy sulme të veçanta gjatë ditës, shkruajnë mediat e huaja. Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar ende për këtë çështje dhe verifikimi i pavarur i pretendimeve të Ukrainës është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll