Bota

'Është e rrezikshme'/ Trajkoviç: Serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj të Kosovës

Ajo shton se serbët e veriut duhet të shfrytëzojnë vëmendjen e ndërkombëtarëve për të marrë vendim për të ardhmen e tyre.

27 Korrik 2023, 14:31 Nga a.l
'Është e rrezikshme'/ Trajkoviç: Serbët e veriut
Rada Trajkoviç

KOSOVË- Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviç e cila aktualisht është këshilltare e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në Qeverinë e Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimet e fundit ndaj policëve të rinj serb që kanë nisur shërbimin në Policinë e Kosovës. Në një postim në Twitter, Trajkoviç shprehet se serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj, që janë serbë të komunave të tjera të Kosovës.

“Duke refuzuar pranimin e policëve serbë të Kosovës nga pjesët tjera të Kosovës, serbët në veri po forcojnë argumentin malinj se si komunitet nuk e përkrahin sundimin e ligjit. Është e rrezikshme. Veriu duhet të ketë një forcë policore që pasqyron përbërjen etnike të komunitetit shumicë në mënyrë që ligji të zbatohet efektivisht. Serbët që punojnë në Policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri dhe ata duhet të pranohen si vëllezër. Nëse veriu mund të toleronte për vite me radhë njerëzit e pushtetshëm vendas “të tij”, të cilët persekutonin disidentët në mënyrë të papërgjegjshme (dhe deri në shfarosje), çfarë i shqetëson ata me këta njerëz”, ka shkruar Trajkoviç.

Ajo shton se serbët e veriut duhet të shfrytëzojnë vëmendjen e ndërkombëtarëve për të marrë vendim për të ardhmen e tyre.

Serbët në veri duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: duan të ndërtojnë jetë normale për veten e tyre në Kosovë apo vazhdojnë të ndjekin ata që i sollën në këtë situatë? Ata aktualisht kanë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe është e rëndësishme që më në fund ta përdorin këtë vëmendje me mençuri dhe saktësi”, thuhet në reagimin e Trajkoviçit. 

Kanali serb t.me/ BunkerSrb në aplikacionin telegram ka publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës. 45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

rada trajkoviç

Sondazh

Poll