Bota

'Mesazhe të Vuçiçit'/ Bislimi: Tifozët në Beograd kërkojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Koreografia e mbështetësve të klubit serb e motivuar politikisht dhe ushtarakisht mori vëmendjen e mediave të rajonit dhe më gjerë.

27 Korrik 2023, 14:25 Nga a.l
'Mesazhe të Vuçiçit'/ Bislimi: Tifozët në
Besnik Bislimi

KOSOVË- Besnik Bislimi, zv/kryeministri i Kosovës, ka njoftuar se gjatë një ndeshjeje miqësore kundër klubit italian, Fiorentina, mbështetësit ultras të Crvena Zvezda “Delije” treguan një pankartë, ku shkruhej “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”. Në një postim në Twitter, Bislimi ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiç ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”, shkroi ai. 

Koreografia e mbështetësve të klubit serb e motivuar politikisht dhe ushtarakisht mori vëmendjen e mediave të rajonit dhe më gjerë.

besnik bislimi

Sondazh

Poll