Bota

U zhdukur para 4 vitesh, 18-vjeçarja shkon në komisariat, policia: Më në fund u gjend! Tani është e lumtur

Pas një kërkimi katërvjeçar, Navarro, tani 18 vjeç, hyri në një stacion policie në një qytet të vogël në Montana 40 milje nga kufiri kanadez dhe rreth 2,000 milje larg nga shtëpia e saj dhe u identifikua tek oficerët.

27 Korrik 2023, 13:52 Nga a.l
U zhdukur para 4 vitesh, 18-vjeçarja shkon në komisariat, policia:
Alicia Navarro

SHBA- Një vajzë 18-vjeçare e identifikuar me emrin Alicia Navarro është gjetru në një stacion policie në Montana, pas 4 vitesh kërkime nga policia, pasi rezultonte e zhdukur. 

Navarro së fundmi ka qëndruar në qytetin e vogël pranë kufirit kanadez dhe dëshmoi në polici se ajo ishte vajza që u zhduk nga shtëpia e saj në Glendale, Arizona, më 15 shtator 2019, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ajo është e sigurt, e shëndetshme dhe e lumtur”, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi Jose Santiago, një zëdhënës i policisë së Glendale. 

Pas një kërkimi katërvjeçar, Navarro, tani 18 vjeç, hyri në një stacion policie në një qytet të vogël në Montana 40 milje nga kufiri kanadez dhe rreth 2,000 milje larg nga shtëpia e saj dhe u identifikua tek oficerët.

alicia navarro

Sondazh

Poll