Bota

Përballja e parë që nga dështimi i kryengritjes/ Prigozhin në Samitin në Shën Petersburg ku po merr pjesë edhe Putin (FOTO)

Vendndodhja e Prigozhin ka qenë subjekt i shumë spekulimeve që nga rebelimi i tij i dështuar dhe mërgimi i dukshëm në Bjellorusi në qershor. 

27 Korrik 2023, 15:11 Nga a.l
Përballja e parë që nga dështimi i kryengritjes/ Prigozhin
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Në Shën Petersburg, ku po mbahet një samit ka marrë pjesë presidenti Vladimir Putin, ndërsa nga disa imazhe të postuara në rrjete sociale, aludohet se i pranishëm është edhe shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, nëse është e vërtetë kjo do të ishte përballja e parë e tyre pas dështimit të kryengritjes një muaj më parë. 

Vendndodhja e Prigozhin ka qenë subjekt i shumë spekulimeve që nga rebelimi i tij i dështuar dhe mërgimi i dukshëm në Bjellorusi në qershor. 

Sky News ka verifikuar se imazhi është bërë në hotelin Trezzini Palace në Shën Petersburg. Përputhet saktësisht me imazhet ekzistuese të hotelit në Google. 

Përballja e parë që nga dështimi i kryengritjes/ Prigozhin
Prigozhin
Përballja e parë që nga dështimi i kryengritjes/ Prigozhin
hoteli

Sky News nuk ka mundur të verifikojë nëse imazhet janë realizuar sot, që është dita e parë e samitit Rusi-Afrikë.  

yevgeny prigozhin vladimir putin

Sondazh

Poll