Aktualitet

Sulmohet nga bletët 63-vjeçari në Gramsh, pickohet në fytyrë dhe krahë, ndërron jetë në spital

Koçi kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët, nga një koshere e cila ishte pranë tokës së tij.

24 Korrik 2023, 10:13 Nga A.B
Sulmohet nga bletët 63-vjeçari në Gramsh, pickohet në
Bleta

GRAMSH- Shënohet viktima e parë nga pickimi bletës në vendin tonë. Viktima është identifikuar, e bëhet fjalë për 63-vjeçarin, Tefik Koçi, banues në qytetin e Gramshit.

Koçi kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët, nga një koshere e cila ishte pranë tokës së tij.

Pickimet e shumta i mori në fytyrë dhe në krahë. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Kjo shënon edhe vdekjen e parë nga pickimi i bletës në vendin tonë./Dosja.al

viktima nga pickimi i bletes gramsh tefik koci

Sondazh

Poll