Aktualitet

Shenja me pikë në fletën e votimit bëhet 'mollë sherri' në Rrogozhinë, kandidati i 'BF' kërkon ndërprerjen e procesit

Shkëlqim Hoxha kërkoi ndërprerjen e plotë të procesit dhe rinisjen e tij paraditen e sotme, kërkesë e cila pas konsultimeve me KQZ-në nuk u pranua nga anëtarët e KZAZ-së.

24 Korrik 2023, 08:45 Nga A.B
Shenja me pikë në fletën e votimit bëhet 'mollë
Fleta e votimit

RROGOZHINË- Mëngjesin e sotëm po vijon procesi i numërimit të kutive të votimit në Rrogozhinë. Mirëpo, në KZAZ-në nr. 43 numërimi është ndërprerë, e shkak është bërë kontestimi nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha i cili tha se gjatë numërimit të votave ka identifikuar shenja në fletët e votimit të hedhura për kandidatin socialist, Edison Memolla.

Kjo ka shkaktuar debate mes Hoxhës dhe deputetit të PS-së, Etjen Xhafaj i cili ishte i pranishëm në proces.

Shkëlqim Hoxha kërkoi ndërprerjen e plotë të procesit dhe rinisjen e tij paraditen e sotme, kërkesë e cila pas konsultimeve me KQZ-në nuk u pranua nga anëtarët e KZAZ-së./Dosja.al

zgjedhje ne rrogozhine

Sondazh

Poll