Aktualitet

Memolla apo Hoxha? 40 kuti të numëruara, ja kush kryeson rezultatin në Rrogozhinë

Aktualisht janë numëruar 40 kuti nga 54.

24 Korrik 2023, 08:15 Nga A.B
Memolla apo Hoxha? 40 kuti të numëruara, ja kush kryeson rezultatin
Procesi i numerimit

RROGOZHINË- Vijon numërimi i kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Rrogozhinës. Aktualisht janë numëruar 40 kuti nga 54. 

REZULTATET:

-Edison Memolla PS ka 4398 vota

-Shkelqim Hoxha BF ka 3552 vota

Votimi i një dite më parë, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit.  Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt ndërsa procesi eci qetë. 

Edison Memolla është kandidati që doli fitues në lokalet e 14 Majit, por pas konstatimit të disa problematikave dhe provimin e tyre nga Shkëlqim Hoxha, u vendos që zgjedhjet në këtë bashki të ribëheshin më 23 korrik./Dosja.al

zgjedhje ne rrogozhine

Sondazh

Poll