Aktualitet

Dy vatra zjarri aktive në fushën e mbetjeve në Vlorë, ushtria, zjarrfikëset dhe helikopteri i FA drejt izolimit të flakëve (VIDEO)

Situata në fushën e mbetjeve në Vlorë po shkon drejt përmirësimit, pasi gjatë natës forcat zjarrfikëse me mjetet e bashkisë por dhe të ushtrisë, kanë punuar intesivisht për të izoluar flakët të cilët u intensifikuan shumë gjatë orëve të pasdites vonë të 23 korrikut.

24 Korrik 2023, 08:17 Nga m.s
Dy vatra zjarri aktive në fushën e mbetjeve në Vlorë,
Vlora mbulohet nga tymi

VLORË- Situata në fushën e mbetjeve në Vlorë po shkon drejt përmirësimit, pasi gjatë natës forcat zjarrfikëse me mjetet e bashkisë por dhe të ushtrisë, kanë punuar intesivisht për të izoluar flakët të cilët u intensifikuan shumë gjatë orëve të pasdites vonë të 23 korrikut.

Po kështu, për neutralizimin e situatës ka ndërhyrë sot edhe helikopteri i FA.


Tymi i mbetjeve mbuloi dje qytetin bregdetar. Banorët e zonës u ankuan se nuk po merrej asnjë masë për fikjen e flakëve, që po përhapeshin me shpejtësi.

Mbrëmjen e djeshme, Drejtori i Shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë, Edmond Leka, kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për të përballuar situatën, pasi zjarri po përparonte. Menjëherë më pas Ministria e Mbrojtjes dërgoi drejt Vlorës 8 mjete të Shërbimeve të Emergjencës Civile të Komandës Mbështetëse.

“Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë", informoi Ministria e Mbrojtes përmes një postimi në facebook.

Në orët e pasdites së djeshme, flakët rrezikuan dhe 4 banesa por fatmirësisht u shpëtuan nga ndërhyrja e zjarrfikëseve. Që prej datës 2 korrik fusha e mbetjeve i kaloi në menaxhim Bashkisë së qytetit.

Mbetjet urbane në Vlorë vijojnë të grumbullohen në të dalë të qytetit, në një vendgrumbullim jashtë standardeve të menaxhimit, i cili prej kohësh është i tejmbushur dhe herë pas here shpërthen në zjarr.

zjarr vlore edmond leka

Sondazh

Poll