Aktualitet

Përfundon numërimi i votave, Partia Socialiste fiton Rrogozhinën (REZULTATI)

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre.

24 Korrik 2023, 09:20 Nga A.B
Përfundon numërimi i votave, Partia Socialiste fiton Rrogozhinën
Procesi i numerimit

RROGOZHINË- Partia Socialiste ka fituar sërish në zgjedhjet për Bashkinë e Rrogozhinës. I pranishëm për t'u njohur me rezultatin ishte vetëm kandidati i PS-së, Edison Memolla, ndërsa ai i 'Bashkë Fitojmë', Shkëlqim Hoxha u largua nga salla ku po numëroheshin votat.

Rezultati:

Edison Memolla- 6658 vota

Shkëlqim Hoxha- 4906 vota

Përfundon numërimi i votave, Partia Socialiste fiton Rrogozhinën

Gosë fiton Edison Memolla me 188 vota diferencë

Nga 11 kuti të votuara Memolla ka marrë 1262 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të “Bashkë Fitojmë” që mori 1074 vota

Kryevidhë fiton Edison Memolla me 59 vota diferencë

Në njësinë administrative të Kryevidhës kandidati socialist ka fituar 1150 vota kundrejt kandidatit të koalicionit Meta – Berisha që mori 1091

Lekaj fiton Edison Memolla me 443 vota

Në njësinë administrative Lekaj nga 13 kuti votimi Edison Memolla  ka fituar 1438 vota kundrejt Hoxhës që ka marrë 995        

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës./Dosja.al

zgjedhjet ne rrogozhine

Sondazh

Poll