Aktualitet

Zjarri në Peshtan të Fierit dhe në fushën e mbetjeve në Vlorë, 42 trupa dhe 13 mjete prej orësh në aksion, helikopteri hedh ujë nga ajri

Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

24 Korrik 2023, 09:23 Nga m.s
Zjarri në Peshtan të Fierit dhe në fushën e mbetjeve në
avion per shuarjen e flakeve

42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit, dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Situata ka qenë tejet e rënduar në Fier dhe Vlorë, ndërsa orët e fundit është raportuar se situata po shkon drejt normalizimit në fushën e mbetjeve.

Bëhet me dije se efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Në videon e siguruar nga “Dosja.al”, shihet një helikopter që hedh ujë nga ajri për të shuar vatrën aktive të zjarrit.

Sondazh

Poll