Aktualitet

Aksident fatal në aksin Lezhë- Shkodër, dy të vdekur, një i plagosur (EMRAT)

Shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it.

24 Korrik 2023, 07:39 Nga A.B
Aksident fatal në aksin Lezhë- Shkodër, dy të vdekur,
Aksidenti

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë me dy viktima ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër. Aksidenti tragjik ka ndodhur te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 05:10 minuta.

Një automjet 'Fiat' ka goditur nga pas një zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it. Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Fiat" Prend Marku, 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka, 54 vjeç.

Drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Paraprakisht, shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik./Dosja.al

aksident ne shkoder prend marku martin gjoka ardian tomaj

Sondazh

Poll