Politike

Meta pret në presidencë Conten: Italia partneri ynë strategjikë, arbëreshët urë bashkëpunimi (VD)

15 Tetor 2019, 16:29 Nga DOSJA
Meta pret në presidencë Conten: Italia partneri ynë

TIRANË- Pas takimit dhe konferencës për mediat me Kryeminsitrin Edi Rama, Kryeminsitri i Italisë Giuseppe Conte, zhvilloi një takim me Presidentin, Ilir Meta. Takimi mes tyre ka qenë ka qenë pa praninë e medias dhe sipas zyrës së Presidentit, Kreu i Shtetit Shqiptar ka vlerësuar partneritetin strategjik me Italinë dhe falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Më tej bëhet me dijes e Meta ka thënë se “ndjek me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.

Presidenti i Republikës vlerësoi faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Gjithsesi, vijoi Presidenti, ne konsiderojmë që ka ende shumë mundësi për t’u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në veçanti, presim një prani më të madhe të investitorëve italianë në Shqipëri, tha ai. “Një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, janë komuniteti arbëresh dhe emogracioni shqiptar në Itali”, është shprehu Ilir Meta.

Giueseppe Conte zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri. Conte u takua me Ramën dhe Metën, ku deklaroi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë. Numri një i qeverisë italiane bëri dhe thirrje për zgjedhjen e krizës politike duke kërkuar dialog pa kushte mes opozitës dhe maxhorancës. Në fund ftoi dhe Ramën për një vizitë zyrtare në Romë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike giuseppe conte giuseppe conte vizitë në tiranë ilir meta takimi meta-conte giuseppe conte giuseppe conte vizitë në tiranë ilir meta takimi meta-conte

Sondazh

Poll