Politike

Negociatat, Rama konferencë me kryeministrin italian: Është në interesin e tyre që procesi të shkojë para (VD)

15 Tetor 2019, 15:00 Nga DOSJA
Negociatat, Rama konferencë me kryeministrin italian: Është

TIRANË– Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për shtyp me homologun italian Giuseppe Conte. Rama u shpreh se Shqipëria është e vendosur për hapjen e negociatave duke e cilësuar si një proces që do të ndihmojë në krijimin e një shteti të së drejtës.

Përtej faktit që Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre. Është në interesin tonë dhe të tyre që ky proces të shkojë para. Ne nuk jemi këtu se na e kërkon Berlini, apo Parisi por sepse na e kërkon e ardhmja sepse ndërtojmë një shtet të së drejtës,”-tha Rama.

Pjesë nga konferenca: 

Për të dëshmuar një miqësi tradicionale dhe një vullnet për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve. Padiskutim që vizita e Contes është në kuadër të një javë shumë të rëndësishme të BE dhe Shqipërisë. Dua ta falenderoj kryeministrin që në kohereencë të plotë, për asnjë moment nuk është lëkundur në mbështetjen ndaj Shqipërisë në perspektivën e këtij rajoni në BE. Përtej faktit që Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre. Është në interesin tonë dhe të tyre që ky proces të shkojë para. Ne nuk jemi këtu se na e kërkon Berlini, apo Parisi por sepse na e kërkon e ardhmja sepse ndërtojmë një shtet të së drejtës. Së fundit prekëm me kryeministrin aspektin e marrëdhënieve bilaterale. Marrëdhëniet janë pa asnjë shqetësim, qasëm faktin që procesi i reformën në drejtësi përbën një shtyllë të fortë mbështetëse për rritjen e këtij bashkëpunimi. Dua ta falenderoj edhe njëherë kryeministrin.

Giueseppe Conte zhvilloi sot një vizitë në ShqipëriConte u takua me Ramën dhe Metën, ku deklaroi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë. Numri një i qeverisë italiane bëri dhe thirrje për zgjedhjen e krizës politike duke kërkuar dialog pa kushte mes opozitës dhe maxhorancës. Në fund ftoi dhe Ramën për një vizitë zyrtare në Romë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama giuseppe conte giuseppe conte vizitë në tiranë negociatat me be 2019 edi rama giuseppe conte giuseppe conte vizitë në tiranë negociatat me be 2019

Sondazh

Poll