Politike

Hahn i qartë për negociatat: Përmbyshni detyrimet, bllokimi vjen nga situata e brendshme politike (VD)

15 Tetor 2019, 16:08 Nga DOSJA
Hahn i qartë për negociatat: Përmbyshni detyrimet, bllokimi vjen

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn pas mbledhjes së minsitrave të Jashtëm të BE, ku u diskutua për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një konferencë për mediat duke thënë se sot nuk është arritur asnjë marrëveshje.

I shoqëruar nga Ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen, Hahn tha se negociatat mund të bllokohen nga çështjet e brendshme të vendeve kandidate. Hahn tha se për Shqipërinë deri tani janë 25 shtete dhe po punohet për të bindur shtetet tjera.

Ndërkohë, Tytti Tuppurainen, tha se nuk është arritur marrëveshje dhe se diskutimet të enjtën mes krerëve të shteteve të BE do të vendosin gjithçka.

Hahn shtoi më tej se: “Situata e brendshme nuk ishte shumë në favor të marrjes së vendimit. Mendoj që duhet të jemi të drejtë me njëri-tjetrin. Shpreh besimin për një vendim pozitiv. Nëse do të kishte një përgjigje negative nuk mund të përjashtohet që shkak të jetë zhvillimet e brendshme. Gjithësecili të jetë i angazhuar për të përmbushur detyrimet që ka”.

Ministrat e Jashtëm të BE janë mbledhur sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e sotme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike johannes hahn mbledhja e ministrave te be johannes hahn mbledhja e ministrave te be

Sondazh

Poll