Politike

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë negociatat, shpresojmë të bindim ata që s’janë dakord (VD)

15 Tetor 2019, 15:52 Nga DOSJA
Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë negociatat, shpresojmë

LUKSEMBURG- Pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, komisioneri për zgjerim Johannes Hahn ka dalë në një deklaratë për mediat. Gjatë deklaratës së tij Hahn tha se është besimplotë që liderët e BE-së do të jenë largpamës.

Shpresoi të bindim disa të cilët nuk janë dakord. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e bisedimeve për negociatat. Besoi se liderët e Bashkimit Europian do të jenë largpamës“, u shpreh ai.

Gjithashtu Hahn u pyet nga gazetarët nëse mori ndonjë shenjë që Macron mund të ndryshojë mendje përnegociatat me Shqipërinë.

Unë nuk kam tregues precizë, nëse e shikoni nga prespektiva politike mendoi që nuk duhet përjashtuar presidenca. Ajo çfarë na duhet është një sinjal pozitiv për të dhënë dritën jeshile për të përgatitur hapjen e negociatave. Ne nuk nisim marrëveshjen të enjten dhe të nisim negociatat të premten. Do nisim me kapitujt 23-24 që kanë të bëjnë me shtetin ligjor. Për të hapur këtë duhet të kemi unanimitet nga të gjitha vendet anëtare. Ka kohë të mjaftueshme për secilin vend. 25 vende janë në favor të hapjes së negociatave“, u përgjigj Hahn.

Ministrat e Jashtëm të BE janë mbledhur sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e sotme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike johannes hahn negociatat per shqiperine johannes hahn negociatat per shqiperine

Sondazh

Poll