Politike

Situata/ Kryeministri italian Conte apel palëve: Të zgjidhet kriza politike, dialog pa kushte

15 Tetor 2019, 15:06 Nga DOSJA
Situata/ Kryeministri italian Conte apel palëve: Të zgjidhet kriza

TIRANË– Kryeministri italian Guiseppe Conte në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar Edi Ramën ka folur për negociatat. Në fjalën e tij Conte është shprehur se mbështet çeljen e negociatve për Shqipërinë duke dhënë edhe këshilla për zgjedhjen e krizën politike në vend.

Shumica dhe opozita kanë të dyja interes që të zgjidhin këtë krizë vetë. Shumica ti propozojë opozitës një platformë për një dialog më konstruktiv. Unë do ta theksoj edhe në takimet e tjera dhe që të zhvillohet pa  parakushte,”-tha Conte.

Pjesë nga konferenca: 

Ditën e hënë do të mbështes çeljen e negociatave për Shqipërinë. Në interes jo vetëm të Italisë dhe Shqipërisë por edhe Europës. Shqipëria është në një fazë kyçe, i kërkohet përmbushja e reformave. institucionet të vazhdojnë reformat. Nëse shtyhet do të kemi një zbehje të kësaj dëshirë. Rama më konfirmoi që është i vendosur që të vijojë në këtë rrugëtim. Biseda jonë u ndaj edhe në një bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit. Aftësia e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike, do të jetë një sinjal i pjekurisë së saj. Duke përfshirë përgjegjësinë që po dëshmon shumica. Shumica dhe opozita kanë të dyja interes që të zgjidhin këtë krizë vetë. Shumica ti propozojë opozitës një platformë për një dialog më konstruktiv. Unë do ta theksoj edhe në takimet e tjera dhe që të zhvillohet pa  parakushte. Shqipëria nuk e ka shfrytëzuar ende potencialin ekonomik. Duhen shfrytëzuar burimet natyre, potenciali i ri dhe pozicioni gjerografik. Shqipëria mund të kthehet pikë kyçe në rajon. Studentët shqiptarë janë integruar më së miri në Itali.

Giueseppe Conte zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri. Conte u takua me Ramën dhe Metën, ku deklaroi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë. Numri një i qeverisë italiane bëri dhe thirrje për zgjedhjen e krizës politike duke kërkuar dialog pa kushte mes opozitës dhe maxhorancës. Në fund ftoi dhe Ramën për një vizitë zyrtare në Romë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu opozite-maxhorance edi rama giuseppe conte vizitë në tiranë guissepe conte dialogu opozite-maxhorance edi rama giuseppe conte vizitë në tiranë guissepe conte

Sondazh

Poll