Politike

Cakaj për Financial Times: Bllokimi i negociatave zvogëlon rolin e BE-së në rajon

15 Tetor 2019, 16:20 Nga DOSJA
Cakaj për Financial Times: Bllokimi i negociatave zvogëlon rolin e

TIRANË– Gazeta prestigjioze “Financial times” i ka kushtuar një hapsirë mediatike hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 24 orë para marrjes së vendimit nëse Shqipëria do të adeerojë në BE, artikulli i “Financial Times” i ka kushtuar një vëmendje të madhe asaj se çfarë është duke ndodhur në Luksemburg dhe asaj çfarë pritet të ndodhë në Bruksel.

Në këtë artikull të saj evidentohet skepticizmi i Francës dhe i disa vendeve të tjera si Holanda apo Danimarka. Në një prononcim për Financial Times, Ministri në Detyrë per Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është shprehur se bllokimi i negociatave do të sillte një ulje të rolit të BE-së në rajon.

“Sipas Cakaj një ndërlikim i mëtejshëm i situatës do të sillte “ndarje” mes vendeve të cilat kundërshtojnë ndarjen e çështjeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë që mendojnë se Tirana duhet të paguajë çmimin për avancimin e rastit të Maqedonisë, një këndvështrim që gjen mbështetjen edhe të diplomatëve“,  thuhet në shkrim.

Franca e cila ka qënë skeptike rreth zgjerimit të BE, thekson se procesi i anëtarësimit duhet të rishikohet para se të shqyrtohet pranimi i vendeve të tjera, pasiguri kjo që ministri Cakaj e quan “dileme false”.

Ministrat e Jashtëm të BE janë mbledhur sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e sotme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i negociatave financial times gent cakaj bllokimi i negociatave financial times gent cakaj

Sondazh

Poll