Politike

Rama lajmëron vizitë në Romë: Shumë shpejt marrëveshje me gjigant italian për kërkimin e naftës (VD)

15 Tetor 2019, 15:43 Nga DOSJA
Rama lajmëron vizitë në Romë: Shumë shpejt

TIRANË- Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte gjatë konferencës me Edi Ramën, i bëri një ftesë publike këtij të fundit.

Në fjalën e tij Conte tha se Rama është i mirëpritur në Romë. Nga ana tjetër Kryeminsitri i Shqipërisë u shpreh se shumë shpejt do të bëhet publike marrëveshja me gjigantin italian për kërkimin e naftës.

Së shpejti do të bëjmë publike një marrëveshje me një gjigant italian për kërkimin e naftës. Ashtu sikundër besoj se një harmonizim më i mirë i forcave dhe një punë e përbashkët më e fokusuar në disa drejtime patjetër që mund të na japë rezultate më shumë domethënëse. Prandaj e pranova ftesën për të vizituar së shpejti Romën për më shumë kohë për të shkuar në detaje në të gjitha për objektivat e përbashkët në interes reciprok” tha Rama.

Giueseppe Conte zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri. Conte u takua me Ramën dhe Metën, ku deklaroi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë. Numri një i qeverisë italiane bëri dhe thirrje për zgjedhjen e krizës politike duke kërkuar dialog pa kushte mes opozitës dhe maxhorancës. Në fund ftoi dhe Ramën për një vizitë zyrtare në Romë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama giuseppe conte vizitë në tiranë negociatat me shqiperine edi rama giuseppe conte vizitë në tiranë negociatat me shqiperine

Sondazh

Poll