Politike

Negociatat/ Conte i vendosur: Do bëjmë ç’të jetë e mundur. Rama: Jemi në dashuri me Europën, s’marrim shembullin e An

15 Tetor 2019, 15:24 Nga DOSJA
Negociatat/ Conte i vendosur: Do bëjmë ç’të

TIRANË– Kryeministri italian Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për çeljen e negociatave në vendin tonë. 

Ai u shpreh se do të bëj ç’të jetë e mundur që Shqipëria të marrë “Po-në” e saj më datë 18 tetor.  Nga ana tjetër, Rama i pyetur nga një gazetar italian se çfarë pret nga BE, tha se shqiptarët janë të dashuruar me Europën dhe nuk marrin shembullin e Britanisë së Madhe. 

“Jemi në histori dashurie me Europën, me gjithë respektin për ta por nuk na shërben nga një shembull si Britania e Madhe për Europën. Është një marrëdhënie e fortë që ka një prejardhje të hershme,”-tha Rama. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Në ç’mënyrë do ta mbështesni Shqipërinë?

Conte: Si homazh për vendin që na mirëpret, Italia do të bëjë çfarë është e mundur për të nisur negociatat. Na duket se kjo është rruga më e përshtatshme për t’i ofruar popullit shqiptar një perspektivë. Është sfidë e madhe për popullin e institucionet, është e nevojshme për të marrë disa masa konkrete. Duhen një sërë reformash që të realizohen. Ne do të luftojmë për këtë gjë. Kuptohet se ka shumë vëshirësi por ne nuk heqim dorë.

Pyetje: Britania po del nga BE, të tjerë duan që të hynë, çfarë prisni nga kjo Europë?

Rama: Dikush që dëshiron që të vendosë fjalën, të përfundojë një martesë nuk mund të shërbejë si shembull për një tjetër që është i dashuruar. Jemi në histori dashurie me Europën, me gjithë respektin për ta por nuk na shërben nga një shembull si Britania e Madhe për Europën. Është një marrëdhënie e fortë që ka një prejardhje të hershme. Ka shumë prej tyre që ushtrojnë pyetjen se si ka mundësinë që këta shqiptarë janë të tërhequr nga Europa. Për në Europa është ajo që është. Vijmë nga një epokë e largët në kohë. Ishim Korea e Verit të Europës. Përjetuam luftën. Historia nuk është film bardh e zi. Si anglezët që shohin Churchil bardhë e zi. Por ëndrra për ta parë Shqipërinë në vend të ligjit dhe të së drejtës. Nuk po kërkojmë një dhuratë, as lëmoshë por atë që na përket. Jo për t’u shëndrruar në anëtarë por për të çelur negociatat. Në përsëritje të të njëjtës histori, sepse do të ketë gjithmonë një kjo e ajo për krijimin e një alibie. Është e qartë që shumë prej vendeve do të kishin të njëjtin problem. I thashë edhe sot qytetarëve se më 19 dielli do të nisë sërish. Jeta është e bukur. Ky rrugëtim është për ne.

Giueseppe Conte zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri. Conte u takua me Ramën dhe Metën, ku deklaroi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë. Numri një i qeverisë italiane bëri dhe thirrje për zgjedhjen e krizës politike duke kërkuar dialog pa kushte mes opozitës dhe maxhorancës. Në fund ftoi dhe Ramën për një vizitë zyrtare në Romë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama giuseppe conte giuseppe conte vizitë në tiranë negociatat me be 2019 edi rama giuseppe conte giuseppe conte vizitë në tiranë negociatat me be 2019

Sondazh

Poll