Politike

“Çështja shkon në Prokurori”, Rudina Hajdari kërcënon Korab Litën: Ai dhe gangsterët e tij

15 Tetor 2019, 13:49 Nga DOSJA
“Çështja shkon në Prokurori”, Rudina Hajdari

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka reafuar sërish sot në lidhje me shkarkimin e saj nga drejtimi i Grupit Parlamentar Demorkat.  Në një reagim në Facebook, Hajdari shkruan se Korbab Lita dhe “gangsterët e tij kanë ushtraur presion ndaj deputetëve për të firmosur”.

Sipas saj presion është ushtruar dhe nga deputetes Fation Dhimitri, e cila kërkon që të tërheq firmën e saj. Po ashtu deputetja demokrate bën me dije se  çështja tashmë do shkojë në Prokurori, pasi për të është një puç.

Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”, shkruan Hajdari në Facebook.

Ndërkohë në një reagim për Dosja.al, Rudina Hajdari shprehet se nesër do të ketë një konferencë për media për të sqaruar gjithçka. “Nesër do bëhet një konferencë për shtyp për të shpjeguar të gjitha parregullsitë e bëra nga ky grup deputetësh”, shprehet Hajdari për Dosja.al.

Dje u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Menjëherë dje Lita tha se ishte i besuar nga detyrae re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi. Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupi parlamentar demokrat korab lita rudina hajdari grupi parlamentar demokrat korab lita rudina hajdari

Sondazh

Poll