Bota

Rusia e pezulloi/ Zelenskyy: Duhet bërë gjithçka që marrëveshja e grurit të vazhdojë

Rusia më herët njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja, e cila skadon sot.

17 Korrik 2023, 17:08 Nga a.l
Rusia e pezulloi/ Zelenskyy: Duhet bërë gjithçka që
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË-  Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy deklaron se marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi duhet të vazhdojë. 

“Edhe pa Federatën Ruse, duhet bërë giithçka në mënyrë që ne të mund të përdorim këtë korridor të Detit të Zi. Nuk kemi frikë. Na u afruan kompanitë, pronarët e anijeve. Ata thanë se janë gati. Nëse Ukraina i lë të shkojnë dhe Turqia vazhdon t’i lërë të kalojnë, atëherë të gjithë janë gati të vazhdojnë furnizimin me grurë,” citoi zëdhënësi presidencial, Serhiy Nykyforov. 

Rusia më herët njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja, e cila skadon sot, shkruan Sky News.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll