Bota

“Cila do të jetë bota në vitin 2030”, Kurti shfaqet në një simpozium në Kretë

Kreu i qeverisë po shpalos idetë e tij për një të majtë progresiste evropiane për një qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve. 

17 Korrik 2023, 15:56 Nga a.l
“Cila do të jetë bota në vitin 2030”, Kurti shfaqet
Albin Kurti dhe Jorgos Papandreu

GREQI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në Kretë, në qytezën Rethimo, teksa paralelisht kryeministrat e rajonit dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi kanë mbërritur në Tiranë në takimin informal për përgatitjen e Samitit të 16 Tetorit në kuadër të Procesit të Berlinit. 

Kurti është shfaqur pranë ish-kryeministrit të majtë grek Jorgos Papandreu ku po marrin pjesë në edicionin e 25-të të simpoziumit Ndërkombëtar SYMI që organizohet çdo vit. Kreu i qeverisë po shpalos idetë e tij për një të majtë progresiste evropiane për një qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve. 

Ky edicion i sivjetëm i ketij simpoziumi titullohet “Cila do të jetë bota në vitin 2030”? 

albin kurti

Sondazh

Poll