Bota

KAOS në aeroportet e New York/ Stuhitë dhe reshjet e shiut anulojnë më shumë se 1600 fluturime

Aeroportet më të prekura ishin Newark Liberty International, John F. Kennedy International dhe LaGuardia Airports, të gjitha që i shërbenin qytetit të Nju Jorkut. 

17 Korrik 2023, 16:41 Nga a.l

 

KAOS në aeroportet e New York/ Stuhitë dhe reshjet e shiut
Airport

 

SHBA- Stuhi të forta, reshje të dendura shiu dhe kushte të pafavorshme të motit të dielën sollën aulimin e mbi 1600 fluturimeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara. 

Aeroportet më të prekura ishin Newark Liberty International, John F. Kennedy International dhe LaGuardia Airports, të gjitha që i shërbenin qytetit të Nju Jorkut. 

Udhëtarët hasën probleme edhe në marrjen e bagazheve të tyre. Një pasagjer nga Çikago tregoi se dhjetëra pasagjerë pritën më shumë se dy orë për të tërhequr bagazhin e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

Pas Neëark Liberty, John F. Kennedy International dhe LaGuardia Airports renditen respektivisht në vend të dytë dhe të tretë në vend për numrin më të madh të anulimeve të fluturimeve. Qyteti i Nju Jorkut dhe zonat përreth pësuan reshje të konsiderueshme shiu për shkak të stuhive. 

shba

Sondazh

Poll