Bota

Britania e Madhe vendos 14 sanksione të reja kundër Moskës për dëbimin e fëmijëve

Olga Lyubimova, ministrja ruse e kulturës është gjithashtu në listën e sanksioneve për përdorimin e pozicionit të saj për të mbështetur politikat e dëmshme anti-ukrainase të shtetit rus.

17 Korrik 2023, 16:17 Nga a.l
Britania e Madhe vendos 14 sanksione të reja kundër Moskës
James Cleverly

BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur 14 sanksione të reja ndaj individëve rusë në përgjigje të dëbimit të detyruar të fëmijëve ukrainas. 

Sanksionet u miratuan kundër zyrtarëve, përfshirë Ksenia Mishonova, komisionere për të drejtat e fëmijëve në Rajonin e Moskës dhe Sergey Kravtsov, ministër i arsimit i Rusisë, shkruan CNN. 

"Këta zyrtarë kanë luajtur një rol tinëzar në dëbimin e detyruar nga Rusia të më shumë se 19,000 fëmijëve ukrainas nga Ukraina në Rusi ose në territorin e kontrolluar rus. Sanksione të mëtejshme u vendosën gjithashtu kundër ish-prezantuesit të Rusisë Sot, Anton Krasovsky, i cili pohoi drejtpërdrejt në transmetim se fëmijët ukrainas duhet të mbyten dhe digjen", sipas deklaratës së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Mes tyre Anton Krasovsky, ish-prezantues i Rusisë, tha se fëmijët ukrainas duhet të mbyten dhe digjen. Olga Lyubimova, ministrja ruse e kulturës është gjithashtu në listën e sanksioneve për përdorimin e pozicionit të saj për të mbështetur politikat e dëmshme anti-ukrainase të shtetit rus.

james cleverly

Sondazh

Poll