Bota

Bjellorusia: Një dron ukrainas kaloi në territorin tonë

Agjencia kufitare bjelloruse tha se pas incidentit kishte nisur "procedura administrative".  

17 Korrik 2023, 16:11 Nga a.l
Bjellorusia: Një dron ukrainas kaloi në territorin tonë
Foto ilustruese

BJELLORUSI-  Minsk pretenton se rojet e tij kufitare kanë rrëzuar një dron zbulues ukrainas që kaloi në territorin e tij. Siç raporton Sky News, droni kaloi në territorin bjellorus pranë lumit Dnipro dje. 

Agjencia kufitare bjelloruse tha se pas incidentit kishte nisur "procedura administrative".  

Gjatë ditës së sotme, një avion luftarak rus Su-25 gjithashtu është rrëzuar në det pranë qytetit Yeysk.  Qyteti rus Yeysk ndodhet përtej Detit Azov nga pjesa e kontrolluar nga Rusia e rajonit të Donetskut të Ukrainës.  Zyrtarët nga rajoni i Krasnodarit të Rusisë thanë se piloti u shpëtua nga uji.

bjellorusi

Sondazh

Poll