Bota

VIDEO- Shembet një ndërtesë në Egjipt, 9 të vdekur

Ministria e Solidaritetit Social të Egjiptit tha se do të jepte 60,000 paund egjiptian (1939 dollarë) për familjet e nëntë viktimave të vrarë në incident.

17 Korrik 2023, 15:38 Nga f.i
VIDEO- Shembet një ndërtesë në Egjipt, 9 të vdekur
pamje nga vendngjarja

EGJIPT-Një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin egjiptian të Kajros, duke lënë të paktën nëntë persona të vdekur, raportojnë mediat e huaja.

Ekipet e shpëtimit në vendngjarje po vazhdojnë kërkimet nëpër rrënoja. Ndërkohë katër të mbijetuar u dërguan gjithashtu në spital dhe autoritetet evakuuan banorët e një ndërtese fqinje.

Ministria e Solidaritetit Social të Egjiptit tha se do të jepte 60,000 paund egjiptian (1939 dollarë) për familjet e nëntë viktimave të vrarë në incident.

egjipt

Sondazh

Poll