Bota

'Në arsim dhe punësim'/ OKB: Talebanët kanë rritur më tej kufizimet ndaj grave dhe vajzave afgane

Misioni i OKB-së në Afganistan në raport thekson se Ministria e Shëndetësisë Publike e Talibanëve ka njoftuar se vetëm meshkujt do të lejohen të bëjnë provime për të ndjekur studime të specializuara mjekësore. 

17 Korrik 2023, 16:34 Nga a.l
'Në arsim dhe punësim'/ OKB: Talebanët kanë rritur
Gratë afgane presin të marrin racione ushqimore të shpërndara nga një grup ndihme humanitare, në Kabul, Afganistan

Një raport i OKB-së mbi situatën e të drejtave të njeriut deklaron se autoritetet talebane kanë rritur më tej kufizimet ndaj grave dhe vajzave në Afganistan gjatë muajve të fundit, duke përfshirë arsimin dhe punësimin. 

Misioni i OKB-së në Afganistan në raport thekson se Ministria e Shëndetësisë Publike e Talibanëve ka njoftuar se vetëm meshkujt do të lejohen të bëjnë provime për të ndjekur studime të specializuara mjekësore. 

Kjo pason një ndalim për studentet femra që marrin provimet e diplomimit të shpallur në shkurt dhe një ndalim për gratë që ndjekin universitetet e lëshuar dhjetorin e kaluar. OKB-ja tha se ka regjistruar raste në të cilat talebanët kanë zbatuar kufizime të shpallura më parë në lirinë e lëvizjes dhe punësimit të grave, shkruajnë mediat e huaja. 

Në fillim të majit, dy punonjëse femra afgane të një organizate ndërkombëtare joqeveritare u arrestuan nga forcat talebane në një aeroport sepse po udhëtonin pa një shoqërues mashkull ose mahram.

raporti i okb

Sondazh

Poll