Bota

SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ Vijojnë hetimet nga Prokuroria, kush është marrë në pyetje deri tani?

Pas marrrjes në pyetje të deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, avokati mbrojtës i tij Faton Fetahu tha se Lushtaku është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. Ai tha se veprimet e deputetit ishin për vetëmbrojtje.

17 Korrik 2023, 16:56 Nga a.l
SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ Vijojnë hetimet nga Prokuroria,
Dhuna në Kuvendin e Kosovës

KOSOVË- Prokuroria po vijon me hetimet për skenat e dhunës në Kuvendin e Kosovës disa ditë më parë. Siç raportojnë mediat e Kosovës, deri tani në pyetje si të dyshuar për veprën penale 'Sulmi' janë marrë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri i Financave Hekuran Murati si dhe deputeti Mërgim Lushtaku. Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka dhënë detaje nëse janë marrë në pyetje të gjithë të përfshirët në përleshjen. 

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje. Për epilogun e tyre do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë. 

Pas marrrjes në pyetje të deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, avokati mbrojtës i tij Faton Fetahu tha se Lushtaku është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. Ai tha se veprimet e deputetit ishin për vetëmbrojtje.

Gjithçka nisi kur zv.kryeministri Bislimi largoi një fotografi që e vendosi deputetja Musliu në foltoren kur po fliste Kryeministri Kurti. Më pas, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Të përfshirë ka pasur edhe anëtarë tjerë të opozitës e qeverisë. 

albin kurti dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll