Bota

'FMN i ka ofruar para Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO'/ Zëvendëspresidenti turk hedh poshtë zërat: S'është gjë tjetër veçse spekulim

Burimi i RIA Novosti në administratën e Presidentit të Turqisë theskoi se deklaratat për premtimin e parave për Turqinë në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO janë dezinformata dhe Ankaraja e ndërton politikën e saj në bazë të interesave kombëtare dhe interesave të popullit të saj.

17 Korrik 2023, 14:38 Nga DOSJA
'FMN i ka ofruar para Turqisë për anëtarësimin e
Cevdet Yilmaz

TURQI- Zëvendëspresidenti i Turqisë Cevdet Yilmaz ka hedhur poshtë spekulimet se Turqisë i janë ofruar para për të dhënë dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO. 

Më herët, gazetari i famshëm, fitues i çmimit Pulitzer, Seymour Hersh, duke cituar një burim të paidentifikuar, tha se presidenti amerikan Joseph Biden i premtoi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndihmë nga FMN në shumën prej 11-13 miliardë dollarë në këmbim të ratifikimit të kërkesës së Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, shkruajnë mediat e huaja.

Burimi i RIA Novosti në administratën e Presidentit të Turqisë theskoi se deklaratat për premtimin e parave për Turqinë në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO janë dezinformata dhe Ankaraja e ndërton politikën e saj në bazë të interesave kombëtare dhe interesave të popullit të saj.

“Turqia është një vend që ka zgjedhur rrugën e vet. Ne jemi një vend që bën punën e tij. Marrëdhënia jonë me borxhin ndaj FMN-së ka përfunduar. Në një periudhë shumë të vështirë, vendi ynë vazhdoi dhe do të vazhdojë punën e tij të suksesshme. Ky nuk është gjë tjetër veçse spekulim”, tha nënkryetari në një intervistë për kanalin televiziv A Haber.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më 10 korrik, para fillimit të samitit të NATO-s në Vilnius, se hyrja e Suedisë në aleancë do të bëhet e mundur pasi Turqia të pranohet në BE. 

 

Sondazh

Poll