Aktualitet

Skema e fajdexhinjve në Shkodër, arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit Radovani

14 Tetor 2019, 09:32 Nga DOSJA
Skema e fajdexhinjve në Shkodër, arrestohet në Paraguaj djali i

PARAGUAJ– Është arrestuar djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulint Radovanit, Eltoni, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pas zbulimit të skemës së fajdexhinjve në Shkodër.

Radovani është arrestuar më datë 3 tetor në Paraguai rreth orës 11:00 gjatë një kontrolli në një nga autostradat e këtij vendi.

Tashmë djali i ish-prefektit pritet që të ektradohet drejt Shqipërisë.

Më datë 14 mars të këtij viti Policia e Shkodrës finalizoi një operacion që përfundoi me arrestimin e 12 personave, mes tyre edhe Ilir Sokolin, një ish-drejtor i LSI-së, shpalljen në kërkim të disa të tjerëve dhe pezullimin nga detyra të 3 zyrtarëve në Shkodër.

Pas disa muajve hetim, prokuroria e Shkodrës akuzon 22 persona si të përfshirë në një skemë gjobëvënie dhe dhëniesh para me fajde në shuma të mëdha financiare.

Një operacion i policisë së Shkodrës u finalizua me arrestimin e 12 personave, Policia sekuestroi 20 makina, qindra mijëra euro, 50 celularë dhe dokumente që sipas njoftimit zyrtar, grupi iu kishte marrë borxhlinjve.

Të përfshirë në këtë grup ishin edhe dy djemtë e ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, Eltoni dhe Roberti. Dy djemtë e tij, një prej të cilëve anëtar në këshillin aktual të bashkisë Shkodër Elton Radovani, kishin marrë hua shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër të cilët ia lëshonin me një përqindje që varion nga 3-20%, siç bën të ditur Prokuroria e Shkodrës.

Kështu që ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, u detyrua të shkojë në dyert e policisë, atëherë kur çdo ditë borxhdhënësi i vinte në biznesin e tij dhe i kërkonte shumat e dhëna kundrejt dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit.

Paulin Radovani ishte për shumë vite një biznesmen i njohur në Shkodër dhe sipërmarrës në fushën e fasonerisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet djali i ish-prefektit elton radovani fajdexhinjte e shkodres grupi i fajdexhinjve ne shkoder arrestohet djali i ish-prefektit elton radovani fajdexhinjte e shkodres grupi i fajdexhinjve ne shkoder

Sondazh

Poll