Aktualitet

“Arsim publik falas”, studentët paralajmërojnë protesta në ditën e parë të viti të ri akademik

14 Tetor 2019, 09:15 Nga DOSJA
“Arsim publik falas”, studentët paralajmërojnë

TIRANË- Ka nisur sot në shkallë vendi viti i ri akademik 2019-2020. Ditën e sotme një grup studentësh janë mbledhur para ministrisë së Arsimit në shenjë proteste, duke pretenduar se ende nuk janë përmbushur kushtet e Paktit për Universitetin të premtuara pas protestave masive që u zhvilluan gjatë vitit të kaluar.

“Arsim publik falas”, ishte thirrja e tyre, para godinës së ministrisë së Arsimit. Studentët janë paraqitur me banderola ku shkruhet: “Nuk mbulohet ligji me Pakt”

“Ne do të vazhdojmë të bëhemi bashkë për ndryshime të mëdha. Do të kemi forma të ndryshme organizimi për të protestuar. Një dimër i gjatë na pret përpara”,  shprehet një prej studenteve.

Ata thonë se nuk është e vërtetë se qeveria ka ulur tarifat apo përfitimet nga karta e studentit.

Nisi sot viti i ri akademik 2019-2020 në Shqipëri. 19 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore për të nisur rrugëtimin e ri në degën, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë. Por, nga ana tjetër, këtë vit, vihet re një ulje e numrit të studentëve në krahasim me vitet e tjera.

(a.m/dosja.a.l)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve viti i ri akademik 2019-2020 protesta e studenteve viti i ri akademik 2019-2020

Sondazh

Poll