Aktualitet

‘Më ka bërë përshtypje denoncimi…’, prokurori Hajdarmataj-KPK: Më latë barrën e provës, kam patur ngar

14 Tetor 2019, 09:20 Nga DOSJA
‘Më ka bërë përshtypje denoncimi…’,

TIRANE– Pasi dëgjoi konkluzionet e hetimit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurori Besim Hajdarmataj mori fjalën dhe tha se punën e tij e ka bërë me pasion. Zvarritja e dosjeve, tha Hajdarmataj, nuk është bërë qëllimisht, por për shkak të ngarkesës që ka patur në punën e tij.

Hajdarmataj: U njoha me prezantimin tuaj dhe disa gjetje nga Komisioni. Jam dakord me hetimin e thelluar nga KPK. Hetim i gjatë, ku ka marrë për bazë një mori denoncimesh kryer ndaj meje. Kam shpjeguar edhe me shkrim. Hetimi ka qenë korrekt. Më ka bërë përshtypje denoncimi nga shumë persona apo 1 person, por janë gjetur të pavërteta nga ju. Për anën profesionale për disa dosje më keni kaluar barrën e provës. Kur kam qenë drejtues kam patur e kam pasion të merrem me çështje pasi jam prokuror. Pasi s’mund të mos merrem me dosjet edhe në grafikun e gadishmërisë kam përfshirë veten, kjo me rotacion me prokurorët e tjerë. Një dosje, e cila ka zgjatur në kohë, kjo pasi vendimarrja ka qenë e paqëllimshme. Vonesa ka ardhur për faktin se kam patur ngarkesë e asgjë tjetër.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdaramataj para kpk-së besim hajdarmataj besim hajdaramataj para kpk-së besim hajdarmataj

Sondazh

Poll