Politike

U tregoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit, Vasili kërkon largimin e Borchard: ‘Qepi gojën’ për 30 qershorin

14 Tetor 2019, 07:43 Nga DOSJA
U tregoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit, Vasili kërkon

TIRANË– Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka kërkuar largimin nga vendi ynë, të ambasadorit të OSBE, Berndt Borchard, për gjestin e tij fyes ndaj shqiptarëve ditën e djeshme kundrejt banorëve të Unazës së Re, ku ai u tregoi gishtin e mesit.

Vasili shkruan se Borchard nuk është as OSBE as Europa dhe, sipas tij ai është një individ i akaparuar.

“Ky nuk eshte OSBE,ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar”

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Jashtë nga Shqipëria, Borchard!- shkruan Vasili në Fb. – Ky halabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve! Ky që qepi gojen për votimet puniste të 30 qershorit. Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE/-ODIHR për 30 qershorin. Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën, që mbuloi Shqipërinë. Ky që në 2008 i bëri duart flakë, kur duatrokiste shkatërrimin e Kushtetutës dhe zgjedhjeve.

Ky nuk eshte OSBE,ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar.

Presim tane qe Edi Rama t’ja marre perqafe gishtin qe ngriti Borchard dhe ti kerkoje atij ndjese ,hë jepi Edi ç’pret?

Mbrëmjen e djeshme, ambasadori i OSBE Berndt Borchard ka bërë një veprim mjaft të turpshëm kundrejt banorëve të Unazës së Re. Në momentin që banorët therrasin “Rama ik”, ambasadori kthehet dhe u tregon gishtin e mesit. Ky veprim u dënua edhe vetë banorët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berndt nxjerr gishtin e mesit gjesti i turpshem i ambasadorit borchard petrit vasili berndt nxjerr gishtin e mesit gjesti i turpshem i ambasadorit borchard petrit vasili

Sondazh

Poll