Politike

“Kryeministri takim të fshehtë në Korfuz”/ Berisha denoncon: Butrinti po jepet me PPP

13 Tetor 2019, 12:32 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka denoncuar kreun e qeverisë, Edi Rama për dhënien e qytetit antik të Butrintit me PPP.

Berisha shkruan se dhënia e Parkut Kombëtar me koncesion është akt i shitjes së identitetit dhe vlerave tona kombëtare nga kjo qeveri.

Postimi i Berishës:

O burra po ikim, po te vjedhim sa me shume!

Edvin Hajduti po jep edhe Butrintin PPP!

Denoncohet akti i fundit korruptiv i Edvin Hajdutit.
Dhenia me PPP e Butrinit! sb

Pershendetje
Nje tjeter PPP po pergatitet, por kjo eshte e pa imagjinueshme, pasi behet fjale per qytetin antik te Butrintit. Ate qe nuk e beri asnje pushtues, po pergatitet ta beje qeveria Rama
Dhenia me koncesion e Parkut Kombetar te Butrintit eshte akti i fundit i shitjes se identitetit dhe vlerave tona Kombetare nga kjo Qeveri.
Cdo veprim per ta paraqitur si konsulte publike eshte mashtrim pasi ky vendim tashme eshte marre dhe ne funksion te tij eshte zhvilluar edhe nje takim i fshehte e kryeministrit ne ne Korfuz, ku ai ka takuar kater shtetas te huaj qe jane pjese e tryezes per “shitjen” e Butrintit

Berisha gjithashtu thekson se çdo veprim i paraqitur si konsultë publike është mashtrim, pasi ky vendim tashmë sipas tij është marrë dhe është zhvilluar edhe një takim i fshehtë i kryeministrit në Korfuz.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama parku kombetar i butrintit ppp sali berisha edi rama parku kombetar i butrintit ppp sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2019, 09:34

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.Por &cced...