Politike

Habit Mimi Kodheli, ‘kthehet’ në meme: Nëse Franca na refuzon negociatat, Shqipëria fiton, ata humbasin! (VD)

13 Tetor 2019, 10:52 Nga DOSJA
Habit Mimi Kodheli, ‘kthehet’ në meme: Nëse Franca na

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Mimi Kodheli ka deklaruar se nëse javën tjetër nuk hapen negociatat, humbja do të jetë e BE-së dhe jo e shqiptarëve. “Humbja do të jetë e atyre dhe jo e shqiptarëve. Shqipërisë do i bëjë vetëm mirë. Le të ndodhë cfarë të ndodhë javën tjetër” tha Kodheli.

Teksa ishte e ftuar në Report Tv, Kodheli tha se themeluesit e Evropës duhet të reflektojnë, pasi sipas saj janë duke e ekstremizuar qëndrimin.

Finlanda ka kërkuar pa asnjë kusht hapjen e negociatave. Themeluesit e Europës duhet të reflektojnë, janë duke e ekstremizuar qëndrimin në raport me ata që janë ndryshe nga feja, prejardhja apo gjuha. Po lulëzojnë partitë e ekstremit të djathtë. Të gjitha politikat e viteve të pasluftës u ngritën bazuar në parime dhe vlera që ne duam ti përfaqësojmë. Vijmë te skeptikët tani. Presidenti Macron foli për një Europë ndryshe. Sot Britania e Madhe është jashtë Europës, Merkel është në fund dhe tani është Macron. Ndërsa qeveria holandeze rri në këmbë me një votë plus, imagjino që ai të kalojë në krahun tjetër pasi mund të kundërshtojë negociatat. Holanda e ka për konsum të brendshëm. Di që edhe Macron ka pasur një Europë të një ideje tjetër”, deklaroi Kodheli.

Në fakt Kodheli çudit me këtë deklaratës, pasi nëse nuk hapen negociatat me BE-në, e gjithë kjo është në dëm të Shqipërisë.

(J.V/ E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike franca refuzon negociatat habit mimi kodheli franca refuzon negociatat habit mimi kodheli

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2019, 09:34

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.Por &cced...