Politike

3 protestuesit e Astirit u lanë në qeli, Basha paralajmëron protestë në orën 18: 00: Bashkohemi kundër hajdutërisë

13 Tetor 2019, 10:37 Nga DOSJA
3 protestuesit e Astirit u lanë në qeli, Basha paralajmëron

TIRANË– Lideri demokrat, Lulzim Basha ka reaguar për arrestimin e tre banorëve të Unazës së, duke theksuar se ata janë mbajtur në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk mund të ketë integrim në Evropë.

Ditën e djeshme PD paditi në Prokurori një sërë zyrtartësh të Policisë së Shtetit, pasi pretendon se arrestimet e bëra pas protestave tek Astiri, janë të jashtëlighsme.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës: 

Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik.

Deri më tani, Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona të cilat kanë protestuar ditët e fundit tek zona e Astritit, ndërsa po punohet për identifikimin e disa të tjerëve.  Arrestimi i protestuesve bëhet në kuadër të ndryshimeve të bërë në Kodin Penal dhe ashpërsimit të dënimeve për ata që akuzohen për tre vepra penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje të qetësisë publike” dhe Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i banoreve te astirit lulzim basha protesta tek unaza e re arrestimi i banoreve te astirit lulzim basha protesta tek unaza e re

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2019, 09:34

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.Por &cced...