Politike

21 milionë euro për karburantin e institucioneve shtetërore/ Reagon Shehaj: MB gënjeu për çmimin e naftës

13 Tetor 2019, 11:05 Nga DOSJA
21 milionë euro për karburantin e institucioneve shtetërore/

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj denoncoi dy ditë më parë tenderin mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore për tre vitet e ardhshme.

Sipas Shehajt, bëhet fjalë për një tender pa garë, me fitues të pacaktuar dhe me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai akuzon Ministrinë e Brendshme, duke thënë se gënjeu për çmimin e naftës.

“Dje, Ministria e Brendshme lëshoi një komunikatë qesharake dhe gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa denoncova unë, por 170 lekë për liter”.

Postimi i Agron Shehajt:

Dy ditë më parë denoncova tenderin korruptiv mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore, për tre vitet e ardhshme. Ishte një tender pa garë, me fitues të paracaktuar, me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës!

Dje, Ministria e Brendshme lëshoi një komunikatë qesharake dhe gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa denoncova unë, por 170 lekë për litër.

Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të ministrisë, 170 lekë për litër, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër (fotot janë bërë sot në mëngjes).

Vetëm një qeveri e korruptuar dhe e kapur mund të blejë miliona litra karburant me një çmim shumice më të shtrenjtë se çmimi i pakicës i pompave të karburantit.
Vjedhje dhe korrupsion që duhet të hetohet menjëherë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj kompania kastrati ministria e brendshme tender korruptiv agron shehaj kompania kastrati ministria e brendshme tender korruptiv

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2019, 09:34

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.Por &cced...