Politike

KE rekomandon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë (Drafti)

13 Tetor 2019, 13:20 Nga DOSJA
KE rekomandon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë

KE- Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë. Kushtet e vendosura në draft, ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag, thuhet në draft-konkluzionin e KE.

Në thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

 

 

“Këshilli Europian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë:

Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.

Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.

Ngritja dhe funksionimi i SPAK.

Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.

Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”

Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

“Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit.

Marrë nga A2 Cnn

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave me shqiperine keshilli europian hapja e negociatave me shqiperine keshilli europian

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2019, 09:34

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.Por &cced...