Politike

Bardhi i kthehet Lleshajt: Jeton në shtëpi të padeklaruara, s’di çdo të thotë të luftosh për djersën

13 Tetor 2019, 18:14 Nga DOSJA
Bardhi i kthehet Lleshajt: Jeton në shtëpi të padeklaruara,

TIRANË– Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Demokratike i është përgjgjur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj teksa ky i fundit tha se PD-ja i është kthyer vesit të keq, referuar protestave.

Në një status në rrjetet sociale Bardhi shkruan se Lleshaj jeton në dy shtëopi të padeklruara dhe për këtë arsye nuk ia di vlerën shtëpive të ndërtuara me djersë.

Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara,”- shkruan Bardhi.

Lleshaj pak minuta pas mbarimit të protestës së banorëve tek Unaza e Re publikoi një foto dhe akuzoi PD-në se i ishte kthyer vesit të keq, por që tashmë përdor edhe fëmijët duke bllokuar makinat. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi sander lleshaj gazment bardhi sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2019, 09:34

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.Por &cced...