Politike

Protesta tek Unaza e Re, Lleshaj thirrje banorëve: Mbani fëmijët larg politikës së rrugës, PD-ja iu rikthye vesit të vjet

13 Tetor 2019, 17:43 Nga DOSJA
Protesta tek Unaza e Re, Lleshaj thirrje banorëve: Mbani fëmijët

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj ka reaguar pas përfundimit të protestës që zhvillohet çdo natë tek Unaza e Re.

Në një status në Twitter, Lleshaj ka publikuar një foto ku shihet se fëmijët janë vendosur përpara makinave në mënyrë që t’u bllokojnë atyre rrugën dhe të protestojnë.

Në statusin e tij Lleshaj shkruan se PD-ja ka keqpërdorur fëmijët në këtë mënyrë dhe u bën thirrje prindërve që mos ta lejojnë këtë gjë. Minsitri i brendshëm thekson më tej se Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht.

Por, në të njëjtën kohë, sipas Lleshajt, Policia nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.

Reagimi i Lleshajt

Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës.

Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.

Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë:
Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike!

E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale.

Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë.

E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale. Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve.

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre. Në krye të protestuesve ishin Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-deputeti Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Në përfudnim të protestës janë shoqëruar në komisariatin e polciisë 7 protestues, mes tyre edhe Balliu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta te unaza e re sander lleshaj protesta te unaza e re sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2019, 09:34

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.Por &cced...