Sport

Sauditët e Al Ahli bind Riyad Mahrez, sulmuesin algjerian të Cityt...

Sipas ‘Sky Sports’, tashmë mbetet që sauditët të bindin Manchester Cityn që ta lirojë lojtarin

8 Korrik 2023, 14:30 Nga DOSJA
Sauditët e Al Ahli bind Riyad Mahrez, sulmuesin algjerian të Cityt...

ARABIA SAUDITE - Skuadra e Al Ahli arriti një marrëveshje me Riyad Mahrez që algjeriani të bëhet ylli i radhës që do të paketojë valixhet për Arabinë Saudite, tani që i mungon Manchester City për ta liruar lojtarin. 

Lajmi është bërë i ditur nga ‘Sky Sports’, i cili ka theksuar se tashmë kanë nisur negociatat me klubin anglez. Megjithatë, procesi është larg përfundimit, pasi “Qytetarët” nuk kanë ndërmend të lehtësojnë largimin e sulmuesit që një vit më parë rinovoi deri në vitin 2025 dhe që sezonin e kaluar ishte opsioni i Pep Guardiolas në 47 ndeshje (15 gola dhe 13 asistime). 

Marrëveshja verbale me anësorin e djathtë algjerian, i joshur nga një rrogë e majme, do të jetë një pasuri për Al Ahli, i cili tashmë ka rekrutuar portierin Mendy nga Chelsea dhe sulmuesin Roberto Firmino, i cili u largua nga Liverpool si transferim i lirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll