Sport

I pakënaqur me veten! Ylli i Liverpool-it ndërpreu pushimet verore, për t’u stërvitur...

Alexander-Arnold, i cili nuk luajti në një nivel të lartë sezonin e kaluar, është i motivuar deri në kufi për t'u rikthyer më i fortë në sezonin e ri

8 Korrik 2023, 11:56 Nga DOSJA

I pakënaqur me veten! Ylli i Liverpool-it ndërpreu pushimet verore,

ANGLI - Trent Alexander-Arnold i Liverpool ka ndërprerë pushimet e tij verore për t'u fokusuar në stërvitje. Mbrojtësi i Merseyside dëshiron të arrijë në formën më të mirë të karrierës së tij, shkruan Paul Joyce i “The Athletic”.

Alexander-Arnold, i cili nuk luajti në një nivel të lartë sezonin e kaluar, është i motivuar deri në kufi për t'u rikthyer më i fortë në sezonin e ri. Ai dëshiron të bëjë një start fluturues për sezonin e ri futbollistik dhe për këtë ka nisur tashmë stërvitjet individuale.

Lojtari anglez ngjitet maleve dhe bën xhiro me biçikletë në lartësi të mëdha, duke përfituar nga mundësitë e stërvitjes në lartësi të mëdha. Ai përfundoi para kohe pushimet verore dhe iu përkushtua stërvitjeve.

I pakënaqur me veten! Ylli i Liverpool-it ndërpreu pushimet verore,

Alexander-Arnold demonstroi dëshirën për të përmirësuar formën e tij në mars, kur ai nuk u thirr nga Gareth Southgate në ekipin kombëtar të Anglisë. Më pas, në vend që të shfrytëzonte pushimin për t’u bërë gati për kombëtaren, ai u kënaq në stërvitje në bazën e klubit të Liverpoolit.

Sezonin e kaluar, Jurgen Klopp ndryshoi pozicionin e Alexander-Arnold, duke i dhënë më shumë liri në sulm. Ai përfshihet më shpesh në mesfushë dhe kjo e ka bërë edhe lojtarin më të dobishëm në kampionat, të paktën për sa i përket numrit të asistimeve dhe rasteve të krijuara për gola.

Liverpooli i Jurgen Klopp nuk arriti të kualifikohej në Champions League, por klubi tashmë ka shfaqur dëshirën për të “korrigjuar” performancën e tij nga sezoni i kaluar. Alexis McAllister dhe Dominik Soboslay u rekrutuan në ekip dhe tani një objektiv i ri transferimi është identifikuar .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll