Sport

Edhe ndërkombëtari Raheem Sterling mund të shitet, Chelsea i ka hapur ‘dyert’...

‘Blutë’ e Londrës janë gati të dëgjojë ofertat për anësorin.

8 Korrik 2023, 10:45 Nga DOSJA
Edhe ndërkombëtari Raheem Sterling mund të shitet, Chelsea i ka

ANGLI - Chelsea është e hapur për shitjen e anësorit Raheem Sterling këtë verë, sipas ‘Football Insider’. Për anësorin këmbëshpejtë ka interesim nga një sërë klubesh, por edhe nga ata nga Arabia Saudite.

“Blutë” nga Londra shpenzuan pak më pak se 50 milionë euro për lojtarin e kombëtares angleze, por tashmë janë gati të ndahen prej tij. Sterling bëri 38 ndeshje për Chelsean në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 4 asistime.

Chelsea ka nevojë të dëshpëruar për të shitur lojtarë këtë verë, pasi ata kërkojnë të balancojnë financat e tyre, pas një sezoni të rëndë shpenzimesh nën pronarin e ri Todd Boeli.

“Stamford Bridge” tashmë janë ndarë nga disa emra të mëdhenj, duke përfshirë Mason Mount, i cili iu bashkua Manchester United për 60 milionë euro dhe Kai Havertz, i cili iu bashkua Arsenalit për 65 milionë euro.

Trajneri i ri Mauricio Pochettino duhet të bëjë rregullime të mëdha në skuadrën që përfundoi në vendin e 12-të sezonin e kaluar në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll