Sport

Nazanin Zaghari-Ratcliffe: Nga burgjet e Iranit, mysafire e Murray në Wimbledon

Iraniano-britanikja Nazanin Zagari-Ratcliffe u akuzua për spiunazh dhe kaloi gjashtë vjet në burg

8 Korrik 2023, 08:00 Nga DOSJA

Nazanin Zaghari-Ratcliffe: Nga burgjet e Iranit, mysafire e Murray në

ANGLI - Andy Murray kishte një mysafir special në ndeshjen e tij të parë në  Wimbledon 2023.

Dy herë fituesi i medaljes së artë olimpike dhe dy herë fituesi i Wimbledon ftoi Nazanin Zaghari-Ratcliffe në ‘Royal Box’ dhe u ul mbi Roger Federer dhe Kate Middleton.

Për ata që nuk e njohin, ajo është një grua iraniano-britanike, e cila u arrestua në vitin 2016 në Teheran dhe kaloi 6 vjet në burgjet e Iranit.

Ajo u akuzua për komplot kundër qeverisë së Iranit. Sigurisht që ajo e mohoi akuzën, por qëndroi në burg deri në mars 2022 dhe u lirua me ndërmjetësimin e Britanisë së Madhe.

Nazanin Zaghari-Ratcliffe: Nga burgjet e Iranit, mysafire e Murray në

Para arrestimit të saj, Nazanin ishte në Londër dhe pa Andy Murray të fitonte Wimbledon nr. 2 të tenistit britanik në 2016.

Nëpërmjet palëve të treta, Murray mësoi për dashurinë e saj për tenisin dhe historinë e saj dhe e nderoi atë duke e ftuar në formalet kryesore të fushës së Wimbledon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll