Politike

“Bota e Albinit është e mbyllur”/ Rama: Nuk e detyroj të vijë në Tiranë, se quhet “kidnapim” pastaj

Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se Kurti është i ftuar në Shqipëri gjatë mbledhjes së kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, por që nuk do e detyroj që të vi pasi më pas e quajn si 'kidnapim'.

7 Korrik 2023, 17:09 Nga I.A
“Bota e Albinit është e mbyllur”/ Rama: Nuk e detyroj
Edi Rama

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar ironinë ndaj homologut të tij të Kosovës Albin Kurtit pasi ky i fundit nuk e takoi ditën e djeshme. Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se Kurti është i ftuar në Shqipëri gjatë mbledhjes së kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, por që nuk do e detyroj që të vi pasi më pas e quajn si 'kidnapim'.

“Unë mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe se bota ku është Albini, ai është shkëputur nga bota me aleatë dhe është në një botë më të mbyllur. Unë respektoj. Unë kam për detyrë ta ftoj jo ta sjell, larg qoftë ta kidnapoj unë e të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë. Ai është i ftuar si gjithë të tjerët, unë e kam bërë të qartë se takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës nuk ka por nuk përjashtohet që mos të vijë, por shpresoj të vijë. Mos thoni pastaj se ti the që s’do të vijë dhe ai nuk erdhi," tha Rama.

edi rama turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll